Microsoft sjellë versionin ueb të WhatsApp tek shfletuesi Edge

Në fillim të këtij viti, WhatsApp Inc. realizoi një version ueb të aplikacionit popullor për mesazhe, i cili ju jep mundësi përdoruesve të përdorin shërbimit nëpërmjet shfletuesit në ueb. Fillimisht ky version për ueb funksiononte vetëm për shfletuesin Chrome të Google-it, me vonë u shtua mbështetja për shfletuesit Opera, Safari dhe Firefox. Ndërsa tek shfletuesit Internet Explorer dhe Edge nuk ofrohet akoma ky shërbim.

Auto & Tek

03/08/2015 18:47

Microsoft po punon për ta ofruar versionin ueb të WhatsApp-it tek shfletuesi i saj i ri Edge. Ky lajm mund të gëzojë ata që duan të përdorin versionin ueb të WhatsApp-it tek Windows 10, si dhe preferojnë më shumë shfletuesin Edge. Shpresojmë që ky aplikacion të vijë shumë shpejt tek platforma e Microsoft-it./krokodili/