Microsoft sjellë ‘Skype për Web’

Microsoft njoftoi sot se ka krijuar një version të ri beta të ‘Skype për Web’, që sjellë një shtesë për gjithë shfletuesit modern, në mënyrë që përdoruesit të bëjnë më lehtë video-thirrje.

Auto & Tek

14/11/2014 17:02

‘Skype për Web’ do të jetë e gatshme për një numër të vogël përdoruesish për momentin, me një lansim më të madh që është planifikuar të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Skype për Web mbështetet në platformën ‘WebRTC’ për të promovuar në kohë reale thirrje me zë, video-biseda dhe mesazhe të menjëhershme nëpërmjet shfletuesit web, transmeton Lajmi.net.

Ndryshe nga versionet e mëhershme web të Skype, ky version i ri beta nuk i kërkon përdoruesit që të shkarkojë ndonjë shtesë apo ndonjë program. Punon në mënyrë automatike me të gjithë shfletuesit modern, duke përfshirë IE 10, Chrome, Firefox dhe Safari 6.

Skype për Web do të jetë e gatshme në Skype.com.