Microsoft sjellë chat-in në Word dhe PowerPoint

Bashkëpunimi me bashkëpunëtorë duke përdorur Office-në online është duke u bërë edhe më i lehtë.

Auto & Tek

22/11/2014 13:32

Microsoft do ta sjellë chat-in në versionet web të Word dhe PowerPoint. Siç duket përdoruesit e Excel do të mbesin të zhgënjyer, pasi që Excel ende nuk është i përfshirë në këtë veçori, njëjtë edhe OneNote.

Chat-i i mundësuar nga Skype është e njëjta gjë që Microsoft tashmë e ka lansuar në Outlook.com dhe në OneDrive, transmeton Lajmi.net.

Dhe përderisa kjo është mundësuar nga Skype, ju do të mund t’i shikoni gjithmonë bisedat e mëparshme edhe pasi t’i keni mbyllur dokumentet.

Chat-i është një veçori mjaft e mirë që Microsoft do ta sjellë për të biseduar gjatë kohës kur punoni me dokumente, transmeton Lajmi.net.

Microsoft tha se chat-i do të lansohet në Office Online në javët e ardhshme.