Microsoft shfaqë sonte Windows 9

Pasi që kaloi gati dy vite duke përmirësuar problemet në Windows 8, Microsoft do të zbulojë zyrtarisht gjeneratën e re të sistemit operativ sonte.

Auto & Tek

30/09/2014 19:24

Pasi që kaloi gati dy vite duke përmirësuar problemet në Windows 8, Microsoft do të zbulojë zyrtarisht gjeneratën e re të sistemit operativ sonte, ku pritet që të shfaqet një parashikim i versionit të ardhshëm më të madh të Windows, transmeton Lajmi.net.

Pas suksesit të Windows 7, Microsoft e mbushi tregun me Windows 8, duke i lënë disa klientë të dëshpruar.

Për të mos humbur biznesin, Microsoft lansoi shumë përmirësime që i rezistuan kritikave të mëdha dhe kompania qëndroi stabile si me Windows 7 ashtu edhe me ri-versionet e Windows 8.

Kështu që qëndroni me Lajmi.net për të parë gjeneratën e ardhshme të sistemit operativ – Windows 9, pasi që ky version pritet të jetë mjaft i bukur.