Microsoft së shpejti sjell pajisjen e dedikuar për fitnes

Raportohet se Microsofti është duke u përgatitur të shpalosë një pajisje të re javëve në vijim.

Auto & Tek

06/01/2016 09:55

Sipas Forbes, kompania po punon në orën e mençur me tipare të veçanta për fitnes, duke përfshirë edhe monitorimin e të rrahurave të zemrës.

TheVerge po ashtu raporton se kjo do të jetë në dispozicion për t’u blerë gjatë Krishtlindjeve dhe se fokusin më të madh do ta ketë në aktivitetet e fitnesit, si numri i kalorive të djegura e të tjera.

Microsoft, përpos orës, është duke zhvilluar edhe aplikacione për Windows Phone, iOS dhe Android.

Më herët gjatë vitit ishte konfirmuar se prodhuesi i kompjuterëve do të sjellë një orë të mençur përmes një patente që ishte zbuluar.