Microsoft prezanton “Xbox One X”

Të dielën e 11 qershorit, “Microsoft Corp.” prezantoi konsolën më të fuqishme në botë, “Xbox One X”, më herët e njohur me emrin e koduar “Project Scorpio” dhe lojërat e saj.

Auto & Tek

12/06/2017 12:22

Konsola vjen me çmimin fillestar prej 499 dollarësh, çmim ky dy herë më i lartë nga ai i “Xbox One” standard dhe 100 dollarë më i lartë sesa “PlayStation 5” i kompanisë “Sony”.

“Microsoft” e ka cilësuar sistemin, që do të dalë në shitje më 7 nëntor, si konsolën më të avancuar dhe më të fuqishme që industria e lojërave ka parë ndonjëherë. Në të njëjtën kohë, ajo do të vijojë të ofrojë edhe të gjitha lojërat që janë të disponueshme, që prej daljes në treg të “Xbox One”.

Sidoqoftë, analistët nuk janë kaq entuziastë sa prodhuesit. “Microsoft” shpreson që konsumatorët të shohin përtej çmimit fillestar dhe të vlerësojnë atë çfarë sjell “Xbox One X”.

Konsola vjen me 12 GB RAM dhe sistemi ka një CPU të avancuar dhe qark të integruar. Përtej “hardwear”-it, sistemi shënon kalimin e “Microsoft”-it te lojërat “4K”, duke nënvizuar kështu apelin grafik të videolojërave moderne. /Lajmi.net/