Microsoft prezantoi telefonin Nokia 130, që kushton vetëm 25 dollarë

Microsoft mund të ketë ndërprerë krijimin e linjës Nokia X dhe po i kalon pajisjet në Windows Phone, por kjo nuk do të thotë se kompania nuk do të përqendrohet edhe tek tregjet jo shumë të zhvilluara.

Auto & Tek

11/08/2014 22:41

Microsoft ka prezantuar së fundmi një telefon me parametra të ulët, i quajtur Nokia 130.

Siç raporton Recode, Nokia 130 është destinuar vetëm për tregjet në zhvillim dhe personat që blejnë për herë të parë një celular. Pajisja kushton 25 dollarë (19 euro) pa kontratë. Ky telefon nuk ofron lidhje interneti dhe bën pjesë tek telefonat Nokia 105 dhe Nokia 220, të cilët janë krijuar për tregjet e pazhvilluara.

Jo Harlow, zëvendëspresidenti i divizionit të telefonave të Microsoft-it, shpjegoi: “Mbi një miliard njerëz nuk kanë një celular dhe Microsoft nuk ka ndonjë projekt tjetër që mund t’u shërbejë këtyre klientëve.”

Sigurisht që të do të ishte mirë sikur këta 1 miliard njerëz të përdornin pajisjet tuaja, dhe në disa raste shërbimet tuaja të internetit. Edhe Microsoft ka si qëllim t’i bashkohet këtij biznesi, që po rritet shumë.