Microsoft përgatit festë gjigante për ardhjen e Windows 10

29 korriku, data zyrtare e shumë pritur, kur Microsoft do të nxjerrë Windows 10, është afër dhe kompania bën të ditur se do të ketë festime të mëdha.

Auto & Tek

14/07/2015 12:55

Festimet do të jenë në të gjithë botën, dhe do të prekin 13 qytete, që nga Nju Jorku në Tokio dhe në Evropë në Berlin, Londër dhe Madrid, me ngjarje ku përdoruesit mund të takohen me ekspertë të kompanisë. Lajmërimi bëhet i ditur nga kompania në blogun e saj.

Edhe dyqanet Microsoft- 110 mes SHBA, Kanadasë dhe Porto Rikos do të festojnë ardhjen e Windows 10 me aktivitete dhe demonstrime për përdoruesit. Kompania e themeluar nga Bill Gates, dhe për momentin në drejtimin e Satya Nadella, shpjegon se njëkohësisht do të dalë një fushatë gjigante reklamimi, nga 20 korriku në SHBA dhe nga 29 korriku në të gjithë botën, me spote televizive dhe online. Hashtagu për këtë ngjarje është #UpgradeYourWorld.

Windows 10 do të vijë në 190 vende, përfshi dhe Italinë, me një debutim gradual në treg, duke nisur nga “insider” që janë pesë milionë persona që kanë kontribuar në realizimin e platformës më testet e tyre. Sistemi i ri operativ do të jetë falas për ata që tashmë kanë Windows 7 dhe 8.1. / Top Channel