Microsoft përfundon të martën mbështetjen për XP

Siç edhe ishte paralajmëruar kohë më parë nga Microsoft, sistemi operativ Windows XP do të përfundojë nesër, me 8 prill. Të martën Microsoft do të pushoj së dërguari përditësime të sigurisë për XP dhe kompania paralajmëron përdoruesit e Windows XP se nuk do të marr përgjegjësinë se çfarë do të ndodhë me kompjuterët e tyre…

Auto & Tek

07/04/2014 18:54

Siç edhe ishte paralajmëruar kohë më parë nga Microsoft, sistemi operativ Windows XP do të përfundojë nesër, me 8 prill.

Të martën Microsoft do të pushoj së dërguari përditësime të sigurisë për XP dhe kompania paralajmëron përdoruesit e Windows XP se nuk do të marr përgjegjësinë se çfarë do të ndodhë me kompjuterët e tyre pas 8 prillit.

Kompania ka dëshirë që për të evituar rreziqet nga sulme të ndryshme në kompjuterët tuaj pas kësaj date, ta bëni këtë veprim:

Ta transformoni Windows Xp në Windows 8.1

Microsoft ka shkuar aq larg sa që para disa javëve pati ofruar 100$ për çdo përdorues që e instalon sistemin 8.1 në laptopë apo kompjuter personal.

Microsoft paralajmëron se pas datës 8 prill kompjuterët me sistemin XP do të mbeten jashtë sigurisë dhe kështu do të përballen me sulme të shumta nga virusët e ndryshëm.

Por, nëse nuk dëshironi ta përmirësoni sistemin nga XP në 8.1, atë mund ta bëni në Windows 7.