Microsoft organizon garë botërore në lojën ‘Solitaire’

Për ata të cilët kanë kaluar shumë orë duke luajtur lojën e famshme me letra të Microsoft, ndoshta ka ardhur koha që të marrin pjesë në një garë botërore të saj.

Auto & Tek

19/05/2015 17:08

Microsoft me rastin e shënimit të 25 vjetorit të kësaj loje ka organizuar një garë botërore për t’i gjetur kështu lojtarët më të mirë.

Gara ka filluar qysh dje së pari në mes të punëtorëve të Microsoft. “Më pas, duke filluar nga 5 qershori, fituesit e Microsoft do të përballen me lojtarët e tjerë nga e gjithë bota me rastin e 25 vjetorit të kësaj loje,” tha Microsoft, transmeton Lajmi.net.

Screenshot.243908.1000002

Lojtarët do të jenë në gjendje që të marrin pjesë në 5 variante të lojës, duke përfshirë FreeCell, Spider, TriPeaks, Pyramid dhe, natyrisht, versionin klasik të njohur si “Klondike Solitarie”.

Që të gjitha këto janë në dispozicion për Windows dhe Windows Phone. Microsoft nuk dha detaje të tjera për procesin e garës, si do të zgjidhen fituesit dhe si do të garojnë lojtarët me njëri-tjetrin. Poashtu, nuk është ende e qartë se çfarë do të fitojnë fituesit.