Microsoft ndihmon përdoruesit e laptopëve në kursimin e baterisë

Microsoft prezantoi një funksionalitet të ri në Windows 10 i dizajnuar për të reduktuar aplikacionet në sfond në mënyrë që të ulet konsumi i baterisë.

Auto & Tek

19/04/2017 14:27

I quajtur “Power Throttling,” ky funksion do të reduktojë konsumin e baterisë deri më 11%, por me një kusht: u duhet të keni një laptop të “modern.”

Power Throttling vë në funksion teknologjinë Speed Shift të Intel i cili debutoi me procesorët e gjeneratës së gjashtë Skylake në fund të 2015-ës. Laptopët me procesorët AMD nuk do të përfitojnë ende nga kursimi i baterisë.

Megjithatë një zëdhënës i kompanisë dha shpresë kur tha se Microsoft po punon për të zgjeruar disponueshmërinë edhe për procesorë të tjerë.

Ai funksionon pothuajse në të njëjtën mënyrë si Game Mode. Analizon proceset në sfond për të identifikuar ato që përdorni intensivisht dhe ato që nuk janë në shfrytëzim.

Përdoruesit do të përfitojnë një farë kontrolli mbi aplikacionet të cilave do tu reduktohet performanca. Në Taskbar një ikonë do të shfaqet e cila nxjerr në pah një slider me opsionet: Battery Saver, Recommended dhe Best Performance.

Nuk do të mungojnë as opsionet e konfigurimit manual të aplikacioneve për këtë funksionalitet përmes Settings > System > Battery.

Ndërtimi i një funksionaliteti të tillë në Windows, është dhurata më e bukur që Microsoft mund të kishte rezervuar për përdoruesit e laptopëve.