Microsoft mund të lansojë të martën një Nokia X të re

Kur është fjala për lansime të produkteve, duket se Microsoft dëshiron që të na mbajë neve gjithmonë kureshtarë.

Auto & Tek

23/06/2014 01:44

Pamjet më të fundit nga kompania sugjerojnë se një pajisje e re Nokia X mund të lansohet shumë herët këtë javë.

Përveç celularëve të Nokia që përmbajnë sistemin Windows Phone, formacioni i celularëve X përmban një version special të Android.

Lansimi në javën e ardhshme mund të jetë konsistent me të përfolurat e mëhershme që sugjeronin se një gjeneratë e dytë e Nokia X mund të lansohet dikur këtë muaj.

Celulari thuhet se do të ketë një ekran 4.3 inç, një procesorë 1GHz Snapdragon dhe një kamerë mbrapa dhe përpara 5 megapiksel, sipas raporteve në BGR që përshkruajnë pajisjen.

Kompania kishte shfaqur pamje që kishin të bënin me këtë celularë shumë të përfolur edhe më herët gjatë lansimit të Surface Pro 3.