Microsoft me një ndryshim në Windows 10

Një sjellje e çuditshme në Windows do të hiqet me lansimin e Windows 10.

Auto & Tek

24/11/2014 18:08

Microsoft ka zbuluar se lansimi i ardhshëm i Windows 10 do të përfshijë një ndryshim që e bën versionin e Windows NT të kërcejë në versionin 10.0.

Përderisa Windows 8.1 ishte në versionin ‘Windows NT 6.3” dhe Windows 7 ishte në “Windows NT 6.1”, skema numerike e versionit tani do të përputhet plotësisht me emrin e Windows-it, transmeton Lajmi.net.

Windows 10 Parashikimi Teknik  nuk kishte shfaqur një ndryshim në versionin e instalimit, por faqja kineze ITHome ka shfaqur një imazh ku tregon se versioni i Windows 10 do të jetë ‘Windows NT 10.0”.