Microsoft Lumia shfaqet me një kamerë të madhe

Microsoft duket se ka filluar të ndërtoj një pajisje të re Lumia me një kamerë të madhe. Të paktën kështu kanë treguar disa fotografi të shfaqura nëpër internet.

Auto & Tek

30/11/2014 20:20

Fotografitë e nxjerra nga një faqe kineze shfaqin një pajisje të identifikuar si “Nokia RM-1052” që vepron përmes sistemit Windows Phone 8.1 së bashku me 2GB RAM dhe me një ekran 5-inç prej 1080p.

Kamera është një shtesë e madhe, që e dominon pjesën më të madhe të pajisjes prej alumini, transmeton Lajmi.net.

Përderisa është e mundur që këto fotografi të jenë false, ka shenja që ky është një prototip i Windows Phone.

Trupi i celularit duket të jetë prej alumini.