Microsoft largon 1,500 aplikacione të rrejshme nga Windows Store

Microsoft ka njoftuar se i ka rishikuar politikat e saj në lidhje me aplikacionet 'mashtruese' në Windows Store, duke rezultuar në fshirjen e më shumë se 1,500 aplikacioneve të rrejshmne nga dyqani.

Auto & Tek

28/08/2014 21:09

Kompania ka modifikuar kërkesat e çertifikimit në Windows Store me tre ndryshime. Së pari, aplikacionet duhen të emërohen në atë mënyrë që pasqyrojë qartë dhe me saktësi funksionalitetin e aplikacionit, transmeton Lajmi.net.

Për më tepër, aplikacionet duhet të kategorizohen ‘sipas funksionit të aplikacionit dhe qëllimit të tij’, dhe në fund, ikonat e aplikacioneve nuk duhet të jenë shumë të ngjajshme me ato të aplikacioneve ekzistuese.

Microsoft pretendon se ‘shumica’ e krijuesve të aplikacioneve në Windows Store tashmë kanë rënë dakord në përputhje me rregullat e reja. Ata që nuk u pajtuan, Microsoft i largoi nga dyqani.