Microsoft lanson Skype 7, me veçori të përmirësuara

Microsoft ka lansuar Skype 7 për Windows, me disa karakteristika të përmirësuara pas ankesave nga përdoruesit në lidhje me hapsirën e saj në ekran që aplikacioni e konsumonte.

Auto & Tek

07/12/2014 14:39

Ky përmirësim shfaqë një ndërfaqe komplet më të mirë dhe një dizajn më ndryshe në mënyrë që të zvogëlohet hapsira e ekranit që aplikacioni e merrte më parë.

Versioni parashikues i Skype 7 për Windows kishte debutuar në tetor, së bashku me një version për Mac. Në atë version, bisedat në Skype dominonin hapsirën e bardhë, me ikona të mëdha të shprehjes që e zinin pjesën më të madhe të ekranit.

Ju mund ta gjeni këtë përditësim nën veglat “View” dhe gjithashtu duke shkuar në Tools>Options>IM Settings, thotë Microsoft, transmeton Lajmi.net.

Skype nuk e ka shtyrë përditësimin ende në PC, kështu që nëse dëshironi ta përmirësoni duhet ta bëni vetë.

Ndryshimi tjetër që Microsoft e bëri në versionin final të Skype 7 është që aplikacioni mund të kontrollohet edhe me prekje nëse monitori juaj ua mundëson këtë – një ndryshim ky shumë i mirëseardhur.