Microsoft lanson Office 2016

Microsoft ka lansuar një parashikim të versionit Office 2016, që është në dispozicion për t’u shkarkuar.

Auto & Tek

05/05/2015 12:16

Parashikimi i ri publik është në dispozicion tek abonuesit e Office 365 dhe gjithashtu tek përdoruesit e versioneve Home dhe Enterprise.

Parashikimi i parë ishte dërguar në mars, që ishte posaçërisht për profesionalët IT dhe zhvilluesit, transmeton Lajmi.net.

Screenshot_1

Parashikimi gjithashtu ofron mbështetje për Windows 7, 8 dhe kompjuterët me Windows 10, laptopët dhe tabletët.

Përdoruesit duhet ta çinstalojnë Office 2013 në mënyrë që versioni i ri të punojë. Ju mund ta merrni parashikimin këtu.