Microsoft lanson një ndryshim tjetër në versionin Preview të Windows 10

Microsoft lansoi Parashikimin Teknik të Windows 10 vetëm 10 javë më parë, dhe sistemi operativ tani është freskuar me një përditësim.

Auto & Tek

22/10/2014 16:52

Nëse jeni duke e testuar ende Windows 10, atëherë një parashikim i ri i ndërtuar (9860) është i gatshëm për t’u përditësuar nga seksioni i ‘PC Settings’.

Përderisa lansimi i parë përfshinte një menu të re të startit, dritare virtuale dhe gjëra të tjera, ky përditësim i Microsoft shfaqë disa veçori të reja të cilat vazhdojnë të ndërtohen në Windows 10, transmeton Lajmi.net.

Microsoft thotë se i ka bërë diku rreth 7,000 ndryshime në Parashikimin Teknik të Windows 10.

Qendra e Njoftimeve (Notification Center) është një shtesë e re në ‘build 9860’, që është i gatshëm tani në sistem.

Qendra e Veprimit (Action Center) në Windows 10 mbledh të dhëna dhe alarme nga aplikacionet tradicionale të Windowsit dhe njoftimeve të sistemit, së bashku me atë të krijuara nga aplikacionet në stilin e Windows 8, transmeton Lajmi.net.

Qendra e Veprimit në Windows 10 nuk ka asnjë lajmërim veprues tani, që do të thotë se mund t’i përgjigjeni mesazheve brenda vetë funksionit.

“Ky version build është i fokusuar në mundësimin e njoftimeve themelore – veprime më të shpejta dhe UI më të qarta do të vijnë më pas”, shpjegoi Gabe Aul nga Microsoft.