Microsoft lanson hartën 3D

Duket se Microsofti është i gatshëm për ta nisur ‘luftën’ për harta. Gjiganti amerikan i teknoligjisë e ka lansuar versionin beta, të aplikacionit të hartave për Windows 8,1, që paraqet, ashtu siç i kanë aplikacionet edhe Apple e Google, një pamje të qyteteve në versionin tridimensional. Kjo teknologji tashmë është provuar vite më parë në…

Auto & Tek

08/12/2013 07:00

Duket se Microsofti është i gatshëm për ta nisur ‘luftën’ për harta. Gjiganti amerikan i teknoligjisë e ka lansuar versionin beta, të aplikacionit të hartave për Windows 8,1, që paraqet, ashtu siç i kanë aplikacionet edhe Apple e Google, një pamje të qyteteve në versionin tridimensional. Kjo teknologji tashmë është provuar vite më parë në hartat online të Bing dhe aplikimi i ri mund të shkarkohet nga Windows Store.

Microsoft ka njoftuar se për t’i krijuar imazhet 3D të hartave të tij, ka përdorur 121 trilionë pikselë. Rezultatet janë spektakolarë, me imazhe të qarta dhe detaje, që duket se i kalojnë ato të konkurrentëve, sa që ndërtesat dhe veturat shihen me lehtësi dhe në detaje.

Në total, sot për sot, Microsoft numëron 70 harta të qyteteve në këtë version të aplikacionit, edhe pse për momentin nuk bëhet fjalë për qytete shumë të mëdha. Por, shpresohet që kjo shifër të zgjerohet ndjeshëm në versionin final.

Aplikacioni përfshin gjithashtu pamjet e rrugëve të Microsoftit dhe është shtuar optimizmi se mund të përdoret me gishta në tableta dhe në kompjuterë, por mund të përdoren po ashtu me një ‘mouse’ në një kompjuter konvencional.