Microsoft e shpallë të “vdekur” Windows Vista

Microsoft të marten i tha lamtumirën e fundit sistemit operativ, Windows Vista. Përkrahja për këtë sistem operativ është ndaluar kështu që të gjithë përdoruesit e Vista-s, në qoftë se duan të jenë të sigurtë në botën e internetit, duhet të kalojnë në versionet e reja të Windows-it.

Auto & Tek

12/04/2017 22:29

Kjo shënon fundin e epokës së Windows Vista, ndoshta sistemit operativ më të keq të këtij prodhuesi global të harduerit dhe softuerit.

Vista ishte konceptuar fillimisht si një zëvendësim revolucionar për paraardhësit e saj me sistemin inovativ të fajlave dhe interfejsin e përdoruesve. Megjithatë, Vista kishte dalë jashtë kontrollit dhe shumica e përdoruesve thjesht nuk ishin të kënaqur me stabilitetin e saj. Për më tepër, Microsoft ka filluar riparimin e problemeve qysh gjatë fazës së zhvillimit, ndërsa sistem i ri i organizimit të të dhënave u braktis.

Edhe pse dizajni i ri Aero ishte tërheqës, opsioni 3D për përdorim ishte me kërkesa shumë të mëdha për kompjuterët e kohës kështu që është aplikuar shumë rrallë. Përveç 3D-së, disa pjesë të Vista-s nuk funksiononin normalisht, sidomos në kompjuterët e vjetër.

Vista kishte fituar një reputacion si sistemi operativ që shfrytëzon shumë rezurse të paisjeve që i drejton, sidomos laptopëve.

Vista është lansuar në janar të vitit 2007 dhe u pasua nga verzioni shumë i suksesshsm, Windows 7.