Microsoft do të zbulojë modelin e ri më 4 shtator

Microsoft ka publikuar një fotografi që i fton përdoruesit në ngjarjen e tij IFA 2014, ku pritet ta shfaqë modelin e shumëpritur, të fokusuar në selfie, celularin Lumia 730.

Auto & Tek

01/09/2014 19:13

Kompania i ngacmoi përdoruesit me ftesën e saj në blog me titullin “Gati për më shumë Lumia?”, së bashku me një grup prej tre personave të fotografuar në pozitën ‘selfie’.

Fotografia gjithashtu shfaqë anash një mbishkrim ‘4 shtator, 2004 në ora 10:00’, që tregon për ngjarjen që do të mbahet në Berlin, transmeton Lajmi.net.

Vlen të përmdendet se imazhet e para për modelin e ardhshëm Nokia Lumia 730 ishin shfaqur edhe muajin e kaluar përmes një imazhi portokall që thoshte “Gati për më shumë?” dhe “Bashkohuni me ne për më shumë kohë për fytyrë”.

Në korrik, celulari i përfolur i Microsoft i fokusuar në selfie ishte raportuar gjithashtu edhe nga Stephen Elop. Ai raport tregonte se celulari do të ketë një ekran HD 4.7 inç dhe do të vijë me mbështetje për dy kartela të operatorëve, transmeton Lajmi.net.

Gjithashtu, tregohej se nën kapakun e tij celulari do të ketë një procesor Snapdragon 400 së bashku me një Adreno 305 GPU dhe 1GB RAM.

Celulari i përfolur pretendohet se do të ketë një kamerë të pasme 6.7 megapiksel dhe një kamerë përpara 5 megapiksel.