Microsoft do të zbulojë DirectX 12 në këtë muaj

DirectX 12 do të dizajnohet që t’i përshtatet sa më shumë lojërave të fundit dhe të bëjë funksionimin e tyre sa më të mirë. Kjo u bë e ditur përmes një “tweet” nga DirectX. Faqja fillestare i tregon logot nga AMD, Intel, Nvidia dhe Qualcomm, duke sugjeruar se këto kompani që prodhojnë grafika dhe çipe…

Auto & Tek

06/03/2014 18:31

DirectX 12 do të dizajnohet që t’i përshtatet sa më shumë lojërave të fundit dhe të bëjë funksionimin e tyre sa më të mirë.

Kjo u bë e ditur përmes një “tweet” nga DirectX.

Faqja fillestare i tregon logot nga AMD, Intel, Nvidia dhe Qualcomm, duke sugjeruar se këto kompani që prodhojnë grafika dhe çipe e kanë mbështetur këtë ndryshim.

Më shumë detaje do të tregohen gjatë konferencës në San Francisko.

Verzioni i fundit nga DirectX u lansua së bashku me Windows 7, në tetor të vitit 2009.

Microsoft e ka një histori të lansimit të sistemit operativ të ri së bashku me verzionin e fundit të DirectX, dhe DirectX12 ka të ngjarë të vijë si pjesë e një verzioni të ardhshëm të Windows’it.

Windows 9 pritet të dalë në vitin 2015.