Microsoft do të sjellë aplikacionin Outlook për Android

Javën e kaluar Microsoft solli tërë paketën e Office për telefona të mençur Android pa pasur nevojë për një parapagues të bazuar në Microsoft Office. Këtë javë ata kanë dhënë një paralajmërim zyrtar se do të lansojnë Outlook-un edhe në formën e aplikacionit për Android. Ju që e përdorni Microsoft Outlook si platformë të përditshme…

Auto & Tek

01/04/2014 16:31

Javën e kaluar Microsoft solli tërë paketën e Office për telefona të mençur Android pa pasur nevojë për një parapagues të bazuar në Microsoft Office.

Këtë javë ata kanë dhënë një paralajmërim zyrtar se do të lansojnë Outlook-un edhe në formën e aplikacionit për Android.

Ju që e përdorni Microsoft Outlook si platformë të përditshme për shkëmbime të mesazheve qoftë për punë apo biznes, më në fund do të keni një integrim më të lehtë përmes këtij aplikacioni zyrtar të Microsoft për Android.

Disa gjëra të rëndësishme për t’i vënë në dukje janë edhe lidhjet e ardhshme që do të ofrohen në aplikacion, të cilat nuk do të ndikojnë në shkëmbimin e mesazheve me klientë të tjerë.

Aplikacioni i gatshëm për publikun, thuhet se do të ketë një dukje jashtëzakonisht të përafërt me aplikacionin e Outlook në Web dhe do të ketë funksionalitet të ngjashëm.

Edhe pse nuk është përmendur se kur ky aplikacion do të jetë i gatshëm në Play Store, bëhet e ditur se nuk është shumë larg, përderisa për versionin iOS tashmë është në dispozicion.