Microsoft do të prodhojë syzet që zbulojnë ndjenjat e njerëzve

A do të dëshironit ta zbuloni se si ndjehen personat afër jush? Microsoft ka fituar një patentë të syzeve që janë në gjendje për të zbuluar ndjenjat e njerëzve afër.

Auto & Tek

01/05/2015 18:12

Siç u zbulua dje, Microsoft do të fillojë prodhimin e syzeve që detektojnë ndjenjat dhe emocionet e njerëzve.

MicrosoftSense

Duke i veshur këto syze, përdoruesi do të jetë në gjendje për të zbuluar sjelljet vizuale dhe me zë të një subjekti në fushën e shikimit të pajisjes, transmeton Lajmi.net.

Pajisja do të mbështetet në disa senzorë, kamera dhe një mikrofon të pozicionuar në afërsi të hundës tuaj për të interpretuar gjeste njerëzore, shprehje, sjellje dhe fjalime.

Ajo gjithashtu mbledhë të dhëna edhe në bazë të temperaturës, zgjedhjes së fjalës, cilësisë dhe shpejtësisë së zërit. Kjo pastaj do të ofrojë të dhëna dhe reagime në kohë reale tek personi që i ka të vendosura syzet, transmeton Lajmi.net.

MicrosoftSensors

Syzet do të jenë në gjendje të ndjenjë se si grupet më të mëdha reagojnë për gjëra – për shembull, nëse një përdorues është duke bërë një prezantim dhe dëshiron të shoh se si po i shkon.

MicrosoftGroup

Është ende e paqartë se kur do të prodhohen këto syze nga Microsoft.