Microsoft do të lansojë një shfletues të ri të quajtur ‘Spartan’

Përderisa kemi dëgjuar se Microsoft do të sjellë disa ndryshime të mëdha në IE në Windows 10, duket se gjigandi teknologjik është gati për ta prezantuar një shfletues të ri.

Auto & Tek

30/12/2014 08:41

Duke cituar nga burime të panjohura, një raport i ZDNet sugjeron se Microsoft është duke ndërtuar një shfletues krejtësisht të ri të titulluar ‘Spartan’. Kjo do të thotë se IE 12 dhe Spartan mund të jenë të ndryshëm.

Spartan do të jetë i bazuar në motorin e Microsoft – Chakra JavaScript – që do të thotë se nuk do ta ndërrojë atë me WebKit, transmeton Lajmi.net.

Sipas këtij raporti, Windows 10 për desktop do të mund t’i përmbaj që të dy – Spartanin dhe IE11.

Sidoqoftë, Spartan është për momentin vetëm një emër kodues i shfletuesit, dhe nuk është e qartë ende se si Microsoft do ta emëroj atë përfundimisht kur ta lansojë.

Microsoft pritet që ta lansojë shfletuesin e ri më 21 janar së bashku me versionin e ri të kompletuar të Windows – Windows 10.