Microsoft do ta lansojë Office 2016

Microsoft do ta lansojë versionin e plotë të MS Office në gjysmën e dytë të këtij viti, sipas një shkrimi në blogun e Julia White, menaxhere e përgjithshme e marketingut për Office që është gjithashtu pjesë e ekipit të Office 365.

Auto & Tek

25/01/2015 20:58

Ky lansim i zgjedhë shumë probleme që Office i kishte pasur, sidomos në versionin e vitit 2013.

Ky version i ri, i cili pritet të quhet Office 2016, është i dizajnuar në mënyrë specifike për kompjuterët të cilët përdorin një mi dhe një tastierë, transmeton Lajmi.net.

Që të dy versionet e MS Office – versioni Windows dhe MacOS – do të kenë emrin e njëjtë dhe pritet që të lansohen në të njëjtën kohë.

Office mbetet një produkt mjaft i rëndësishëm për ndërmarrësit e mëdhenj që janë në të gjithë botën, kompjuterët e të cilëve veprojnë me Office, duke përfshirë Outlook, Word, Excel dhe PowerPoint.