Microsoft: Do gjejmë kurën e kancerit për dhjetë vite

Specialistët që punojnë për kompaninë Microsoft thonë se trupi njerëzor do jetë i aftë gradualisht të “riprogramohet” në gjendjen e tij të shëndetshme. Microsoft thotë se do gjejë kurën e kancerit në 10 vitet e ardhshme.

Auto & Tek

25/09/2016 17:47

“Kompania po e trajton sëmundjen si një virus kompjuteri, që pushton qelizat e trupit. Sapo të jetë në gjendje ta bëjë, do e monitorojë dhe do e riprogramojë të jetë sërish i shëndetshëm”, thonë ekspertët që punojnë për Microsoft.

Kompania ka ndërtuar një njësi “ llogaritjeje kompjuterike” që thotë se ka pqr qëllim t’i kthejë qelizat në kompjuterë të gjallë.

Kështu që ata do mund të riprogramohen për të shëruar sëmundje si kanceri.