Microsoft blen Nokia për 7.2 miliardë dollarë

\'Nokia\' të premten ka përfunduar marrëveshjen me \'Microsoft\' për shitjen e biznesit të tij gjigand të celularëve, duke mbajtur fabrikën e prodhimit Chennai jashtë marrëveshjes për shkak të problemeve me të ardhurat në Departamentin e Tatimit.

Auto & Tek

27/04/2014 00:51

Sipas një deklarate të Nokia, shuma e shitjes, që u përfundua me vonesë, pritet të jetë rreth 7.2 miliardë dollarë, pas rregullimeve përfundimtare të bazuara në bilancin e verifikuar të gjendjes përmbyllëse.

Prodhuesi finlandez i celularëve kishte rënë dakord për të shitur pothuajse të gjitha paisjet dhe shërbimet e biznesit të tij Microsoft-it.

Duke përshëndetur përfundimin e marrëveshjes, zyrtari më i lartë ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, përsëriti fokusin e firmës në prodhimet e Nokia-s, sipas një deklarate nga kompania amerikane.

Me biznesin e tij të celularëve Nokia, Microsoft do të synojë tregun e celularëve, me një mundësi vjetore prej 50 miliardë dollarësh.

Nokia tha se fabrika \’Chennai\’ e paisjeve do të prodhojë paisje për Microsoft sipas një marrëveshje që është bërë në mes të dy firmave. Në Indi, struktura e prodhimit është një subjekt i ngrirjeve të aseteve nga organet tatimore indiane si rezultat i procedurave tatimore që kanë qenë dhe janë duke vazhduar.

Si pasojë, objekti mbetet pjesë e Nokia-së pas mbylljes së marrëveshjes. Marrëveshja gjithashtu përjashton fabrikën e Nokia-së në Masan, Kore Jugore, e cila ka rreth 200 të punësuar dhe do të mbyllet.

Në mes të pasigurisë së punonjësve në Chennai dhe për shkak të mbylljes së planifikuar të objektit në Masan, Nokia planifikon të ofrojë një program mbështetjeje, duke përshirë ndihmë financiare, që do t\’u jepte punonjësve të tyre një mundësi për të eksploruar mundësi të reja jashtë Nokia-s.