Michelle Obama kthehet prapa në kohë, dedikim prekës për bashkëshortin

Ish-Presidenti Barak Obama dhe bashkëshorjta e tij Michelle janë një ndër çiftet më të pëlqyera.

ShowBiz

23/05/2018 14:51

Edhe pse tashmë dyshja janë larguar nga Shtëpia e Bardhë pasi Obama nuk është më President i Amerikës, ata janë prapë se prapë të komentuar në media, shkruan lajmi.net

Dyshja janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, dhe të tillë shfaqen edhe në fotot që shpesh i publikojnë .

Kështu, së fundmi gruaja e tij ka publikuar një imazh në Instagram gjersa kujton një moment të rëndësishëm nga dasma.

“Nuk mundeni ta dalloni përmes fotografisë, por Barack u zgjua në ditën tonë të dasmës në nëntor të vitit 1992 shumë i ftohur. Disi, deri në kohën kur e takova në altar, i ftohti ishte larguar dhe vazhduam duke kërcyer tërë natën. 25 vite më vonë, ne ende po kënaqemi, derisa po punojmë fortë të ndërtojmë bashkëpunimin ton dhe të  mbështesim njëri tjetrin individualisht. Nuk do të mund të imagjinoja të kaloja këtë “ushtrim të egër”.

Vlen të ceket se ish-presidenti amerikan, Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, kanë nënshkruar një marrëveshje shumë-vjeçare me ‘Netflix’ për të prodhuar filma dokumentarë. /Lajmi.net/