Michelle Obama flet për problemet në martesë dhe shtatzëni – Lajmi.net
Michelle Obama flet për problemet në martesë dhe shtatzëni
Autori: Lajmi.net ShowBiz 19:55, 9 November 2018
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, foli të premten për librin e saj të ardhshëm, duke zbuluar vështirësitë që ka pasur në martesë dhe shtatzëni.

Në librin “Becoming”, Obama zbulon se ajo ka pasur abort dhe se ka përdorur fertilizimin vitro për të lindur dy vajzat, Malia dhe Sasha.

Obama, duke folur në emisionin “Good Morning America” të televizionit ABC, tha se “është ndjerë e humbur dhe e vetmuar” pas abortit, 20 vjet më parë.

Zonja Obama tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Barack Obama, kanë kërkuar po ashtu terapi për çifte.

Libri i saj do të publikohet të martën. /REL/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO