Michael Jackson kishte shpikur këpucët e tij anti-gravitet

Mbreti i popit Michael Jackson, kishte projektuar një patentë të këpucëve magjike të cilat do t'i përdorte për të bërë lëvizjet e tij të mahnitshme.

Fun

28/03/2015 19:42

Një sistem për të lejuar që një person të lëvizë përtej qendrës së tij të gravitetit përmes një palë këpucëve të projektuara posaçërisht për të bërë lëvizjen e Michael Jackson (foto më lartë) ishin krijuar nga vetë mbreti i popit.

Për videon e vitit 1987, Michael Jackson shpiki një stil të vallëzimit. Ai u përkul përpara për 45 shkallë duke sfiduar kështu gravitetin, dhe natyrisht habiti gjithë njerëzit. (Në realitet, efekti ishte arritur me tela)

Por Jackson dëshironte që të rikrijonte lëvizjen e njëjtë të vallëzimit edhe në performanca live. Kështu, së bashku me dy bashkë-shpikësit e tij, Jackson krijoi këpucë speciale, transmeton Lajmi.net.

Një pjesë e caktuar në thembra ishte e lidhur me kunj, që do të mund të aktivizohej kur Jackson të ishte në skenë. Me rregullimin e thembrave, performuesi do të mund të përkulej përpara në shiritat e bashkëngjitur në kyçin e këmbëve. (Megjithatë, ky veprim do të kërkonte fuqi në këmbë dhe në pjesën e lartë të trupit për të arritur dhe për të ruajtur këtë pozicion)

Në vitin 1993, Jackson dhe bashkë-shpikësit e tij krijuan patentën amerikane për këpucët dhe thembrat magjike. Magjia punoi në mënyrë perfekte deri në vitin 1996 kur, gjatë një koncerti në Moskë, njëra nga thembrat e tij u lirua nga kunji i saj. Michael për pak sa nuk u rrëzua.

Këpucët e dështuara, së bashku me binjaket e saj, erdhën në posedim të degës së Hard Rock Cafe në Moskë, ku qëndruan deri pas vdekjes së Jackson, transmeton Lajmi.net.

Më pas ato dolën në ankand dhe u shitën për $600,000. Edhe pse me një të metë në take, magjia e tyre mbeti.

Më poshtë mund ta shihni patentën që Jackson e krijoi me bashkë-shpikësit e tij.

Jackson Jackson-1 Jackson-2 Jackson-3