Mianmari thotë se po ndalon eksodin e refugjatëve Rohingya

Më shumë refugjatë myslimanë Rohingya po ikin nga dhuna në Mianmari, pavarësisht sigurisë nga qeveria që thotë se ka ndaluar eksodin e refugjatëve në Bangladesh.

Bota

06/10/2017 14:54

Në një video të transmetuar nga Associated Press, shihen fshatarët në shtetin verior të Rakhines, duke notuar në lumin e baltës, në përpjekje për ta kaluar kufirin.

Grupe tjera të refugjatëve shihen duke qëndruar breg lumit me gjësendet e tyre.

Mianmari ka marrë kritika për dështimin e tyre për të ndaluar dhunën dhe ikjen e gjysmë milioni Rohingya.

Komiteti për informacioin i qeverisë, ka thënë se ka penguar ikjen e 17.000 Rohingya, vetëm në katër ditët e fundit.