Miami nivelizon gjithçka

Miami e ka mposhtur San Antonion në duelin e dytë të finales së madhe në NBA, me rezultat të ngushtë, 98:96, për të barazuar gjithçka.

Sport

09/06/2014 11:52

Miami ka nivelizuar gjithçka, duke e mundur San Antonion me rezultat të ngushtë, 98:96 (19:26, 24:17, 34:35 e 21:18), në duelin e dytë final të NBA-së, i cili u zhvillua të dielën mbrëma.

Me këtë rast, Heat e barazuan serinë e ndeshjeve finale në 1-1, pasi duelin e parë e kishin fituar Spurs.

LeBron James ka qenë i pandalshëm për San Antonion, duke realizuar 35 pikë, të cilave ua shtoi edhe 10 kërcime, ndërsa Chris Bosh po ashtu ishte në formë, duke shënuar 18 pikë.

Në anën tjetër, 18 pikët dhe 15 kërcimet e veteranit Tim Duncan, nuk i mjaftuan San Antonios, e cila do ta kërkojë fitoren në duelin e tretë.