Miami i ‘nxehtë për Bulls

Sezoni i ri 2013-14 në NBA filloi nën shenjën e skuadrës kampione Miami Heat. LeBron James me shokë e nisi mbarë edicionin e ri duke mposhtur Chicago Bulls me rezultat 107-95. Si zakonisht, realizatori më i mirë te Heat ishte James me 17 pikë, kurse Carlos Boozer shkëlqeu te Bulls duke shënuar 31 pikë, por…

Sport

30/10/2013 10:45

Sezoni i ri 2013-14 në NBA filloi nën shenjën e skuadrës kampione Miami Heat. LeBron James me shokë e nisi mbarë edicionin e ri duke mposhtur Chicago Bulls me rezultat 107-95.

Si zakonisht, realizatori më i mirë te Heat ishte James me 17 pikë, kurse Carlos Boozer shkëlqeu te Bulls duke shënuar 31 pikë, por ato ishin të pamjaftueshme kundër kampionit. Derrick Rose shënoi rikthimin pas 18 muajsh mungese dhe realizoi 12 pikë por me një mesatare të dobët nga loja 4/15.

Kontribut në fitoren e Heat dhanë edhe Dwayne Wade me 13 pikë dhe Chris Bosh me 16 sosh. Në duelet tjera, Los Angeles Lakers fituan derbin e qytetit kundër Los Angeles Clippers me rezultat 116-103. Kurse, Indiana Pacers fitoi kundër Orlando Magic 97-87.

Rezultatet:

Miami Heat-Chicago Bulls 107-95 (Miami: James 17) (Chicago: Boozer 31).

Los Angeles Lakers-Los Angeles Clippers 116-103 (LA Lakers: Henry 22) (LA Clippers: Griffin 19).

Indiana Pacers-Orlando Magic 97-87 (Indiana: George 24) (Orlando: Nicholson 18).