Miami afër finales së madhe

Miami Heat mposhti Indiana Pacers me rezultat 102-90 dhe krijoi epërsi 3:1 në finalen e Konferencës lindore në NBA. LeBron James shkëlqeu me 32 pikë dhe 10 kërcime.

Sport

27/05/2014 10:04

LeBron James realizoi 32 pikë dhe bëri 10 kërcime, ndërsa Chris Bosh shtoi 25 pikë për Miami Heat që mposhti Indiana Pacers 102-90 dhe krijoi epërsi 3:1 në serinë finale të Konferencës lindore në NBA.

Dwayne Wade shtoi 15 pikë për Miamin që nuk ishte asnjëherë në disavantazh, e madje në një moment kishte epërsi prej 23 pikësh.

“Ne mundohemi të përmirësohemi vazhdimisht, çdo ditë”, deklaroi James.

Paul George shënoi 23 pikë për Pacers, ndërsa David West shtoi 20 pikë dhe 12 kërcime. George Hill kontribuoi me 15 pikë.

Por, Lance Stephenson – i cili shkëlqeu në ndeshjen e kaluar – u ndal në nëntë pikë, ndërsa Roy Hibbert e mbylli ndeshjen pa pikë, pas 22 minutash lojë.