MI: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

Lajme

14/01/2019 10:44

Mëngjesin e sotëm në vendin tonë janë regjistruar reshje të borës dhe ngrica në disa pjesë, raporton lajmi.net.

Mirëpo, ky mot nuk ka ndikuar në komunikacionin rrugorë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka deklaruar për lajmi.net, se pavarësisht ngricave dhe reshjeve të borës, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

“Në bazë të raportit që e kemi marrë nga terreni gjendja është e mirë. Të gjitha rrugor janë të kalueshme. Kompanitë janë në terren duke punuar e duke hedhur krip dhe nuk kemi ndonjë rrugë e cila është e bllokuar ose e vështirësuar për qarkullim”, ka deklaruar Kadriu për lajmi.net.

Tutje ai ka thënë se edhe rrugët në drejtim të Malit të Zi dhe në drejtim të të gjitha pikave kufitare janë të kalueshme. /Lajmi.net/