MI: Qytetarët të jenë të kujdesshëm në komunikacion

Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministrisa e Infrastrukturës i këshillon qytetarët për kujdes të shtuar në komunikacion

Lajme

16/01/2017 14:18

“Pas reshjeve të borës gjatë vikendit, ekipet e Ministrisë së Infrastrukturës  dhe kompanitë e kontraktuara nga MI për mirëmbajtjen e rrugëve, kanë intervenuar në disa rrugë nacionale dhe rajonale për të pastruar borën dhe akullin, për të mundësuar lëvizje më të mirë dhe më të sigurt”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MI.

Në këtë komunikatë thuhet se menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës me ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI vazhdimisht po monitorojnë dhe mirëmbajnë rrugët në tërë vendin dhe në koordinim me Policinë e Kosovës angazhohen për një zhvillim të sigurt të komunikacionit.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët të jenë të kujdeshëm gjatë qarkullimit, të jenë të kompletuar me pajisje dimërore, të respektojnë ligjin, si dhe të kenë kujdes me rastin e parkimit, në mënyrë që të mos pengojnë ekipet gjatë mirëmbajtjes së rrugëve dhe zhvillimin normal të komunikacionit. /Lajmi.net/