MI: Në të gjitha rrugët komunikacioni po zhvillohet pa probleme të theksuara

 Mirëmbajtja dhe pastrimi i vazhdueshëm i rrugëve nacionale dhe rajonale në tërë vendin ka mundësuar një zhvillim të lehtësuar të komunikacionit. Kështu ka thotë në Ministria e Infrastrukturës, sipas të cilës, qarkullimi nëpër rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme të theksuara.

Lajme

13/01/2017 11:55

“Me gjithë gjendjen e mirë të këtyre rrugëve, menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI do të vazhdojnë punën, për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin dhe për të rritur sigurinë në komunikacion, duke vazhduar bashkëpunimin më tej me Policinë e Kosovës”, ka bërë të ditur kjo ministri nëpërmjet një komunikatë për media, duke theksuar se ekipet e MI-së do të vazhdojnë mbështetjen e ekipeve lokale në të gjitha komunat e Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes të shtuar në komunikacion, posedim të pajisjeve të nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe respektim të ligjit. /Lajmi.net