MI financon projektet infrastrukturore në Partesh – Lajmi.net
MI financon projektet infrastrukturore në Partesh
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 13:35, 21 April 2017
Sot, u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Parteshit për financimin e realizimit të projekteve rrugore.

Me këtë Memorandum, të cilin e nënshkruan ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Nikoliq, parashihet rregullimi i rrugëve dhe urave në Partesh – Pasjan, në vlerë prej 50,000 eurosh.

Memorandumi përcakton obligimet dhe përgjegjësitë e të dy palëve për realizimin e projekteve.

Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve dhe të caktojë një zyrtar mbikëqyrës lidhur me projektet, ndërsa Komuna e Parteshit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomikë, si dhe që projektet të zhvillohen në pajtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.

 

Fjalët kyçe: MI, Nikoliq, Partesh, Zharku

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels