‘Mi dhe flakë mallit tim’ dëgjohet në dasma e në palestra

Ka kaluar vetëm një javë prej publikimit dhe dueti i Luana Vjollcës me Bujar Qamilin është pritur mjaft mirë nga publiku.

ShowBiz

21/06/2018 14:03

‘Mi dhe flakë mallit tim’ në Youtube ka arritur të klikohet më shumë se 3 milion herë, shkruan lajmi.net

Por nuk mjaftohet me kaq, pasi zërat e dy këngëtarëve të njohur po dëgjohen kudo, në vetura, kafeteri etj.

Me të madje po argëtohen edhe në gëzime familjare e nuk mungojn ritmet e këtij projekti as edhe në palestër.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja Luana Vjollca e cila falënderon publikun për dashurinë dhe respektin që po i ofrojnë.

”Lumturia me e madhe qe kjo kenge degjohet ne GEZIME. Faleminderiit per cdo dite qe ma beni me te bukur!  Minimatura ?? Palestra”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkSFiq9nvD5/?hl=en?&taken-by=luanavjollca

YouTube player