M’Gladbach befason Dortmundin

Borussia Dortmund humbi në shtëpi nga Borussia Monchengladbach me rezultat 1:2, në kuadër të xhiros së 25’të në Bundesligë. Nënkampioni i Gjermanisë pësoi një disfatë që ia zvogëloi në një pikë diferencën me Schalken që aktualisht zë pozitën e tretë. Raffael kaloi Gladbachun në epërsi pas gjysmë ore lojë, kurse dhjetë minuta më vonë Max…

Sport

15/03/2014 16:28

Borussia Dortmund humbi në shtëpi nga Borussia Monchengladbach me rezultat 1:2, në kuadër të xhiros së 25’të në Bundesligë.

Nënkampioni i Gjermanisë pësoi një disfatë që ia zvogëloi në një pikë diferencën me Schalken që aktualisht zë pozitën e tretë.

Raffael kaloi Gladbachun në epërsi pas gjysmë ore lojë, kurse dhjetë minuta më vonë Max Kruse e dyfishoi avantazhin e mysafirëve. Pas intervalit, Gladbach mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Havar Nordtveit me kartonin e dytë të verdhë.

Kurse, Dortmund e ngushtoi disavantazhin me golin e Milos Jojic në minutën e 77’të. Por, kjo ishte e tëra pasi vendasit nuk e gjetën golin e barazimit, në fitoren e madhe të Gladbachut.

Rezultatet:

Borussia Dortmund – Borussia M’gladbach1:2

Braunschweig – Wolfsburg          1:1

Hertha – Hannover         0:3

Hoffenheim – Mainz      2:4

Werder Bremen – Stuttgart        1:1