Mexes, ‘baba’ i suspendimeve

Philippe Mexes edhe njëherë tregoi anën e zezë të tij duke u përjashtuar në humbjen e Milanit nga Juventus (3:2) të dielën në Torino, ndeshje e vlefshme për xhiron e shtatë në Serie A. Mbrojtësi francez u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj sulmuesit të Juventusit, Sebastian Giovinco. Mirëpo, më…

Sport

08/10/2013 22:00

Philippe Mexes edhe njëherë tregoi anën e zezë të tij duke u përjashtuar në humbjen e Milanit nga Juventus (3:2) të dielën në Torino, ndeshje e vlefshme për xhiron e shtatë në Serie A.

Mbrojtësi francez u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj sulmuesit të Juventusit, Sebastian Giovinco.

Mirëpo, më herët ai kishte shpëtuar pa u ndëshkuar kur pas një goditje nga këndi, e grushtoi nga prapa mbrojtësin Giorgio Chiellini. Gjyqtarët nuk e panë incidentin megjithatë Mexes nuk rezistoi edhe shumë gjatë në lojë duke u përjashtuar disa minuta më vonë.

Ndërsa, ish mbrojtësi i Romës nuk i shpëtoi dënimit duke u suspenduar me katër ndeshje moslojë për veprimet e dhunshme në duelin kundër kampionit në fuqi me çka u bë futbollisti me numrin më të madh të pezullimeve në Serie A, në dhjetë vjetët e fundit.

Mexes është suspenduar – besoni apo jo – për 32 ndeshje, kampion se jo mahi.