Metodat që parandalojnë dhe trajtojnë thoin e futur në mish

Këmbët janë gjymtyrë që kalojnë më shumë vuajtje dhe lodhje gjatë ditës se çdo pjesë e trupit.

Lifestyle

21/07/2017 12:21

Ato mbajnë peshën e trupit, presionin e jetës moderne, vuajnë qëndrimin mbi taka të larta dhe janë në ecje të vazhdueshme gjatë gjithë ditës.

Ky stres i përditshëm bën që këmbët të fryhen, lodhen, krijojnë plagë, ashpërsohen dhe madje në disa raste edhe marrin infeksione të ndryshme.

Një tjetër problem me këmbët është futja e thoit nën mish duke shkaktuar inflamacion rreth gishtit. Ajo shkakton dhimbje në ecje, sa në disa raste nuk mund të mbani dot as këpucën veshur.

Ndaj ndiqni këto këshilla për të pasur këmbë të buta dhe të bukura:
Mbajini gjithmonë këmbët e thata.
Pritni thonjtë sa më drejt
Relaksojini këmbët duke i futur në ujë të ngrohtë
Kujdesuni për thonjtë nën mish në mynyrën e duhur. /Lajmi.net/