Metodat e rejat që të mbajnë në formë

Në Shtetet e Bashkuara vetëm një në tre fëmijë është aktiv çdo ditë. Dhe më pak se pesë për qind e të rriturve kryejnë ushtrime të paktën 30 minuta çdo ditë. Megjithatë kjo nuk i ka ndalur sipërmarrësit e palestrave të ekspozojnë produktet e tyre të reja. Kevin Enoh sjell materialin në vazhdim.

Lifestyle

20/01/2018 19:49

Ndoshta është stërvitja mbi një trampolinë është ajo çka dini të bëni më mirë…. ose ruatja e ekuilibrit, apo dashuri të vjetra si Zumba.

Çfarëdo ushtrimi të zgjidhni, do ta gjeni këtu në Kaliforni në një ekspozitë kushtuar shëndetit fizik.

Sipas organizatorëve këtu ka diçka për të gjithë:

“Kemi mbledhur këtu të gjithë elementet e ndryshëm që të mbajnë në formë. Në një anë do të shihni ata që zhvillojnë ushtrime të fuqishme me trupin dhe sportet fizike, ndërsa në anën tjetër kurset e stërvitjes në grup, ato që njihen si “Spartan Race” që përfshin një seri garash me pengesa të distancave të ndryshme, por gjithashtu do të gjeni CrossFit-in, gjimnastikën. Pra njerëz të ndryshëm që e kanë shdërruar palestrën në mënyrën e tyre të jetësës, të gjithë në një vend, njëkohësisht”, thotë Marc Missioreck i National Fitness Productions.

Por nuk bëhet fjalë vetëm për pajisje palestrash dhe kurse. Ekspozita pasqyron të gjitha llojet e mënyrave që të vënë në lëvizje. Gjithçka, nga një lojë emocionuese si dodge ball, një lojë ku dy skuadra i hedhin topa njëra-tjetrës, duke u përpjekur të mos goditen nga topi, tek mënyrat e reja për ngritur metale të rënda.

Dhe ndërsa stërviteni, njiheni me ushqimin e shëndetshëm dhe mënyrat për t’u dukur mirë.

Bodybuilding, CrossFit dhe të ushtruarit për t’u bërë i fortë është bërë diçka e zakonshme në Amerikë. Një prirje që nuk e gjeje pesë vite më parë, kjo është pjesë e kulturës tashmë”, thotë Roy Wallack, i Los Angeles Times

Por të ushtruarit për të qenë në formë është pjesë e kulturës së një grupi të vogël në Amerikë. Sipas qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve rreth 35 për qind e burrave në SHBA dhe 40 për qind e grave janë mbipeshë dhe ky numër vazhdon të rritet, shkruan zeriamerikes. Vetëm rreth pesë për qind e të gjithë të rriturve në Amerikë janë aktive të paktën 30 minuta në ditë. Që do të thotë se mbetet shumë për të bërë për t’i ngritur Amerikanët nga shtrati.