Metoda natyrale për të larguar qimet e nënsqetullave

A ju rriten qimet e nënsqetullave shpejt ose keni vështirësi për t’i larguar ato?!

Lifestyle

09/02/2017 00:59

Më poshtë janë disa metoda që mund t’i aplikoni në shtëpi për të hequr qimet e nënsqetullave, pa shkuar në një sallon bukurie e pa kaluar nëpër procesin e dhimbshëm të depilimit me dyllë, transmeton Klan Kosova.

Metoda e parë: Limon dhe sheqer

Kjo metodë e depilimit është e thjeshtë dhe shumë efektive.

Përzieni 2 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjellë sheqer duke krijuar kështu një pastë.

Aplikojeni kërë pastë në nënsqetullat tuaja dhe lëreni atë të veprojë për disa minuta. Më pas pastrojini me një leckë të pastër. Përsëriteni këtë metodë dy herë në javë.

Qimet e nënsqetullave tuaja do të largohen e pakësohen secilën herë që e përdorni këtë metodë.

Metoda e dytë: Vezë dhe miell misri

Përzieni 1 vezë dhe gjysmë filxhani miell misri duke krijuar kështu një pastë të njëtrajtshme.

Vendoseni këtë pastë në nënsqetullat tuaja dhe lëreni të thahet, e më pas pastrojeni me ujë të vakët.