Metoda natyrale për largimin e rrathëve të zi nën sy

Ja disa metoda natyrale për largimin e rrathëve të zi nën sy

Lifestyle

26/04/2016 07:08

Përdorni feta kastraveci. Kjo metodë përdoret për të rifreskuar pamjen e lëkurës rreth syve. Vini nga një fetë të hollë kastraveci në secilin sy dhe mbajini për 10-15 minuta. Këtë procedurë mund ta bëni çdo ditë.

Vendosni qese çaji të ftohtë ose kube akulli të vogla të mbështjella me leckë të butë. Mbajini për 10-15 minuta çdo ditë. Kështu do të shmangni edhe fryrjen e syve.

Përdorni patate. Grini një patate. Mbajeni për 30 minuta me sy të mbyllur. Shpëlajini me ujë të ngrohtë.

Përdorni një lugë të ftohtë. Vendoseni lugën për 10-15 minuta në frigorifer dhe pastaj mbajeni në sy, derisa luga të marrë temperaturën e ambientit.

Përdorni krem për sytë që përmban vitaminë K dhe retinol. Rrathët poshtë syve shkaktohen zakonisht nga mungesa e vitaminës K. Një përdorim i përditshëm dhe afatgjatë i këtyre kremave ka më shumë efekt. Në rastet kur përdorni makijazh, mund të aplikoni edhe korrektorin për të mbuluar rrathët e zinj./BalkanWeb