Metoda më e re e vjedhjes së kodit të telefonit

Hajdutët e telefonave celularë ka shpikur një mënyrë të re se si të gjenerojnë kodin PIN dhe jo vetëm, të telefonit tuaj.

Auto & Tek

14/03/2017 13:33

Në momentin që ju vendosni kodin PIN në telefonin tuaj, hajdutët e telefonave j’u bëjnë foto me kamera termale pa dijeninë tuaj. Në foton e bërë me kamera termale ruhen mjaft mirë gjurmët e kodit të cilit keni shtypur.

Kjo metodë e re e vjedhjes se kodit të telefonave nuk ka nevojë që bëhen shumë kombinime për të gjetur kodin sepse sipas lehtësisë së hijes në kamera termale varet edhe prioriteti i renditjes së numrit në fillim.

Vjedhja e paswordit me kamera termale mund të përdoret edhe për të vjedhur pasword të tjerë si të : kartave të kreditit, email, llogarive personale , pasword me gjurmë (pattern).