Metoda Leonardo da Vinci, si të çlodheni me vetëm 4 orë gjumë

Krijuesi i madh i Rilindjes, Leonardo da Vinci e kishte kohën gjënë më të vlefshme. Atij i duheshin shumë orë për të punuar me idetë, ndaj mendoi të merrte edhe disa orë nga gjumi.

Lifestyle

24/04/2017 08:12

Kështu krijoi një sistem të ri gjumi. Ai flinte nga 15 minuta çdo katër orë. Këtë metodë e praktikoi për vite me radhë dhe nuk ndihej aspak i lodhur.

Flinte shumë herë gjatë ditës, por nga pak. Si rezultat da Vinci flinte një orë e gjysmë në ditë dhe të gjithë orët e tjera ia kushtonte punës së tij produktive.

Siç është e njohur për të gjithë, njeriu është më produktiv pas gjumit. Aftësitë e tij janë më të mëdha. Duke e ndërprerë ditën për të fjetur nga pak njeriut i shtohet aftësia prodhimtare.

Pas shumë vitesh eksperimentesh ata që ndoqën metodën e gjumit të Da Vinci-t kanë propozuar si të alternojmë gjumin me orët produktive.

– Flini 30 minuta çdo 6 orë (metoda dymaxion)

– Flini 20 minuta çdo 4 orë (metoda uberman)

– Flini gjatë natës për 1,5 – 3 orë dhe gjatë ditës 3 herë nga 20 minuta (metoda everyman)

– Flini 2 orë gjatë natës dhe 20 minuta pasdite (metoda tesla)

– Flini 5 orë gjatë natës dhe 1,5 orë pasdite (metoda siesta)

Të gjitha metodat janë rezultative. Këtu duhet theksuar se çdo trup reagon ndryshe ndaj gjumit me orare, ndaj duhet gjetur më i përshtatshmi për ju.