Metoda e mjekut nga Harvardi, iu vë në gjumë për 1 minutë
Njerëzit në gjithë botën garantojnë që ka sukses që në përpjekjen e parë!
Fun
Krijuesi i kësaj metode të popullarizuar është doktor Dr. Andrew Weill, ekspert i punësuar në Harvard ku hulumton cilësinë e gjumit, ndërkaq vetë e ka karakterizuar si “teknikë natyrale për qetësim të sistemit nervor” dhe “mënyrë e thjeshtë që ta eliminoni stresin”, transmeton Telegrafi.
Weill ka theksuar edhe që metoda 4-7-8 mbështetet në elementet e meditimit dhe në praktikën e lashtë indiane “pranayama” që kur përkthehet do të thotë rregullim i frymëmarrjes.
Megjithatë, edhe pse i gjithë tregimi duket shumë premtues, doktori i Harvardit thotë që edhe pse kjo metodë nuk është e vështirë për t’u praktikuar, megjithatë kërkon ushtrim të caktuar dhe nuk duhet të befasoheni nëse nuk keni sukses që në përpjekjen e parë.
Mirëpo, kur njëherë ta zotëroni, do të mund të flini gjithmonë dhe kudo!
Ky është udhëzimi i hollësishëm për ta praktikuar teknikën 4-7-8.
– Vendoseni majën e gjuhës në qiellzën e sipërme, pas dhëmbëve të parë, pastaj në atë pozitë duhet të qëndroni deri në fund të ushtrimit.
– Fuqishëm nxirrni frymën nga goja dhe prodhoni tingullin e shushurimës.
– Mbyllni gojën dhe merrni frymë qetë nëpërmjet hundës duke numëruar pa zë deri në 4.
– Pastaj mbani frymën gjithnjë deri të numëroni deri në 7.
– Kur të përfundoni numërimin, fuqishëm nxirrni frymën ashtu që të krijoni tingullin e shushuritjes duke numëruar pa zë deri në 8.
– Atëherë jeni të gatshëm me ciklin e parë, ndërkaq duhet që ta përsërisni edhe tri herë, përkatësisht gjithsej 4 herë.
Në xhirimin e bashkuar këtij teksti Weill, i cili është autor i disa librave të vlerësuar nga fusha e mjekësisë, hollësisht ka shpjeguar se si ta praktikoni këtë metodë.
Parimi kryesor është patjetër të respektohet, më saktësisht duhet të numëroni deri në 4, 7 dhe 8, mu sikur edhe është theksuar.