Meteori që ndriçoi qiellin të hënën në Japoni (Video)

Një ‘top i zjarrtë’ i pabesueshëm shpoi qiellin e natës në Japoni dhe u identifikua si një lloj meteori i njohur si bolid nga astronautët.

Fun

05/11/2014 16:58

Disa observatorë në Japoni morrën thirrje për një dritë të madhe ndriçuese që kalonte me shpejtësi të madhe në qiell mbrëmjen e së hënës.

Bolid është një meteor që pasi të digjet në atmosferën e Tokës, krijon një lloj topi të zjarrtë i cili është më intensiv se hëna e plotë, transmeton Lajmi.net.

“Ishte një mot i mirë dhe ngjarja ndodhi herët në mbrëmje, kushtet ishin shumë të favorshme për të dëshmuar për këtë meteor”, tha Hidehiko Agata nga Observatori Kombëtar i Astronomisë në Japoni.

Fragmente të meteorit që i mbijetuan eksplodimit të tij në atmosferë ranë në det, raporton Space.

Sipas Tech Times, mbrëmja e së hënës doli të jetë një mbërmje e zënë për fenomene të ndryshme kozmike. Në SHBA, dy objekte ishin vënë re duke bërë udhëtime të lehta në qiell. Njëri, që konsiderohet të jetë një meteor, u duk në 11 shtete.

Një numër i dëshmitarëve e përshkruan atë si një shfaqje me ngjyrë të gjelbërt shumë të ndritshme, transmeton Lajmi.net.

Shoqëria Amerikane për Meteor raportoi se kishin marrë më shumë se 300 raporte të dëshmitarëve okularë për këta “topa të zjarrtë” intenziv.

Një objekt i dytë u raportua gjithashtu nga dëshmitarët në Çikago, i cili lëvizste ngadalë. Shikojeni videon më poshtë të meteorit të shfaqur mbi Japoni.